5 ditë pa ujë në Vlorë, Ujësjellësi del me njoftim urgjent për qytetarët

Data

Pas pesë ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm dhe protestave të qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlore ka reaguar me një njoftim urgjent.

Në komunikimin zyrtar, institucioni u bën thirrje banorëve që uji i shpërndarë përmes autobotëve të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral (pije), duke theksuar se nuk garanton cilësinë për konsum.

Situata e mungesës së ujit ka shkaktuar tensione dhe protesta në qytet, ndërsa furnizimi vijon të bëhet përkohësisht me autobotë, kryesisht për institucionet dhe zonat më problematike. Ujësjellësi nuk ka dhënë ende një afat të saktë për rikthimin e plotë të furnizimit normal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related