Zbardhet dëshmia e të plagosurit për vrasjen e biznesmenit në Sarandë, konflikti për beach bar-in dhe paratë çoi në përplasjen tragjike

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një viktimë dhe një person të plagosur.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, Kostandin Vogli, përplasja me Viktor Ruçi kishte nisur prej kohësh për shkak të mosmarrëveshjeve mbi administrimin dhe fitimet e një biznesi beach bar-i.

Vogli ka deklaruar para hetuesve se konfliktet u përshkallëzuan pasi ai ishte arrestuar dhe gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit. Një javë më parë më shau rëndë”, mësohet të ketë deklaruar ai në dëshminë e tij.

Sipas rrëfimit, natën e ngjarjes ai kishte shkuar në lokalin në pronësi të Rexhep Ismaili për t’u sqaruar me palën tjetër, por situata degradoi në konflikt të dhunshëm.

Nga përplasja mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, ndërsa Kostandin Vogli u plagos. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë në konfliktin fatal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related