Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Myslym Murrizi ka komentuar aktualitetin në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të drejtuesve dhe aktorëve të politikës shqiptare. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking News” në “Top Channel”, zoti Myslym Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka nxjerrë në pah pazaret e pista të kreut të PD, Sali Berishës, duke e akuzuar atë për marrëveshje të errëta me kryeministrin Edi Ramën. Murrizi ka kërkuar publikisht që Berisha të kërkojë falje për këto veprime dhe ka shprehur mendimin se për të, dënimi i merituar do të ishte 500 vjet burg. Ai gjithashtu ka zbuluar se një deputet demokrat u gradua ministër i Drejtësisë gjatë kohës që në pushtet ishte Partia Demorkatike falë ndërhyrjeve të vajzës së Berishës, Argita Malltezit, duke theksuar lidhjet e forta dhe ndikimet brenda politikës shqiptare.
-Zoti Murrizi, opozita me 23 tetor do të protestojë në Strasburg. Si e parashikoni atë protestë, do të ketë molotov siç kishte në protestën e 7 tetorit
Në protestën e 7 tetorit molotovi i Tiranës është limonadë para molotovëve që Franca e Strasburgut ka djegur Parisin për vrasjen e një adoleshenti apo i vunë flakën të gjithë Francës së Strasburgut për ngritjen e çmimit të karburantit. Është hera e parë që disa politikan shqiptar dhe disa qytetar nga Diaspora do të protestojnë në një vend të perëndimit që ka shenjtëruar protestat si një formë e demokracisë. Pra nuk është ndonjë thyerje tabuje pasi kemi parë protestues shumë më të ashpër kur ka samite. Protesta e 7 tetorit ishte një protestë ndryshe e PD-së jashtë regjive të pështira ku e ka fjalën filani, filani e pastaj vënë një muzikë, e më pas një pogonishte e i përcjellin qytetarit në shtëpi.
-Janë krijuar subjekte të reja opozitare, si “Djathtas 1992”, e krijuar një javë më parë. Kemi dëgjuar deklarata të forta nga zoti Alibeaj ka shpërthyer ndaj zotit Berisha, të cilin e ka konsideruar PD si një parti individi, si një pronë të zotit Berisha?
Unë nuk ka qenë pjesë e pushtetit 2005-2013, e ndoshta Enkelejdi ka qenë nga brenda dhe e di, por ministër Drejtësie ka ardhur nga Sali Berisha për shkak të njohjeve që pati me Argitën. Pati 0 kontribut të PD e pastaj në 2013-ën punoi kundra PD. Unë kam qenë kandidat në qarkun e Fierit. U mërzit fort se nuk ishte në listë.
-Pra, ju po thoni që e bëri Argita ministër?
Po nëse ka pak moral duhet ta thotë dhe vetë ai pasi nëse ka ndonjë politikan brenda PD dhe është përplasur me Berishën brenda PD që prej vitit 1994-ës është Myslym Murrizi pasi unë e shoh të bardhën të bardhe dhe të zezën të zezë. Dhe atë që ka firmosur për mua, ia njoh si të mirë dhe personale pasi kontributi im në PD vjen që nga 8 dhjetori i 1990-ës se njeriu edhe kur gëzohet nuk duhet të gëzohet opshe dhe kur duhet të mërzitet, nuk duhet të mërzitet toptanshe. Duhet ta ndash dhe unë jam kundër Berishës në shumë veprime dhe qëndrime si Kodi Zgjedhor që Berisha tha deputetët janë të partisë, siç jam kundër pazareve që bëri Berisha me Ramën në 2008-ën pasi Meta hyri në grevë urie. Siç kërkoi falje para pak ditësh për 7051-shin, duhet të kërkojë ndjesë publike dhe duhet të reagojë për pazarin e 2008-ës pasi ka vrarë garën zgjedhore. Por unë nuk mund të them që Berisha e ka përdorur këtë parti sepse Grupi Parlamentar i 2017-ës kur isha edhe unë, 90% e deputetëve e kanë parë Berishën si ikonë pasi për herë të parë e kanë parë live pasi herë të tjera e kishin parë në televizor si Vandami.
Tani del Enkelejdi që e bënte Berisha. Ku e ka njohur Berisha Agron Shehajn, të më shposh në hundë nëse e ka parë një herë Lindita Metalinë, Izmira Ulqinaku, Hekuran Hoxhallin e shumë emra kolegësh, pasi këto thonë se i ka vënë Berisha, por ato i ka vënë Basha, ato të 2017-ës. Dhe në mbledhjen e parë të 2017-ës që është bërë Berisha thoshte se kush janë këto pasi nuk i njihte fare. Grupi i 2021-shit, pse mendoni se ka njohur Berisha, Bledian Nallbatin, ka njohur Eralda Tasen që e vuri Enkelejdi e që nuk e di as vetë se ca partie është apo ka njohur Nusreti që ishte në punë, vartësi i Erion Braçes, drejtori i punës, i zyrës së Fierit. Kë ka njohur nga këto apo ka njohur Sajmirin me Ilda Dhorin. Kështu që si e thotë Enkelejdi kur e di mirë që ka qenë brenda dhe ka hesht për pragmatizëm e interesa të tija. Aty ka qenë Enkelejdi kur u caktua në 2017-ën bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëri një brymë në unë pasi nuk fliste në Grupin Parlamentar kur unë kërkoja që Grupi Parlamentar më detyrim i opozitës të shkonte e të merrte certifikatën e pastërtisë së figurës te Autoriteti i Dosjes, pasi nuk fliste Enkelejdi.
-Enkelejdi është shprehur se nuk synon votat e Berishës
Unë nuk jam kundër partive të vogla e partive të reja, por Shqipëria nuk ka vuajtur nga numri i partive, por ka vuajtur nga një parti e vetme dhe nga autokracia e arroganca e pushtetit të tepruar që ka patur një individ e sidomos në 16 vitet e fundit falë këtij ligji bastard zgjedhor. Ku servilizmi fillon brenda strukturës së partisë ku të gjithë lëpihen e një pjesë e madhe aty brenda bëjnë edhe aktrim për të treguar trimin dhe bëjnë veprime për të treguar se unë duhet se s’bën në parti se ja çfarë bëj duke, duke thyer karrige, thyer vezë, etj. Po të jetë më garë nuk ndodh ky teatër te ato që aktrojnë sepse teatri është te qytetarët. Ndaj kërkoj një Kod Zgjedhor ku jam krenar se prisha herësin që pati votues pasi unë nuk jam dakord me hipokrizinë e asaj që nxjerr nga goja Enkelejdi.
