Kurti falënderon votuesit pas fitores historike: U jemi mirënjohës përjetë

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë qytetarët që mbështetën Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke i dhënë mundësinë të formojë qeverinë pa opozitën.

Në mesazhin e tij, Kurti vlerëson angazhimin e madh të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së votimit, si brenda Kosovës ashtu edhe në diasporë, duke theksuar se kjo mbështetje e gjerë e bën fitoren “madhështore dhe historike”.

“Na pritët me ngrohtësi e besim në qindra takime anembanë vendit. Jeni shumë dhe u angazhuat pa kursim për fitoren tuaj. Për këtë ju falënderojmë përzemërsisht,” shkruan Kurti.

Ai shpreh mirënjohje të veçantë për bashkatdhetarët nga Evropa, Amerika dhe vende të tjera të botës, të cilët votuan fizikisht apo me postë, duke e cilësuar kontributin e tyre si të pazëvendësueshëm për shtetin dhe kombin.

Në fund të mesazhit, Kurti premton vazhdim të punës dhe rritje të sigurisë e begatisë për vendin:

“Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related