“Lubi Balluku me dy dosje dhe s’i hiqet imuniteti” – Berisha: Ka vjedhur paratë e shqiptarëve, AKSHI i kunatit dhe pengmarrje për tendera

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër mazhorancën dhe kryeministrin për mbrojtje politike të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, por sipas tij vijon të mbajë imunitetin.

Gjatë prezantimit të drejtimit të ri të Departamentit “Brain Gain”, Berisha deklaroi se Balluku përballet me dy dosje të rënda – ajo e tunelit dhe ajo e Unazës – ndërsa mazhoranca refuzon t’i heqë imunitetin. Ai akuzoi kryeministrin se është i implikuar drejtpërdrejt në abuzime me miliarda euro dhe se del në mbrojtje të saj po aq sa vetë Balluku.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te AKSHI, të cilin e cilësoi si një rast unik në Europë, duke pretenduar se në këtë agjenci shtetërore janë kryer pengmarrje dhe intimidime për të favorizuar fitues të paracaktuar të tenderave, të lidhur – sipas tij – me rrethin familjar të pushtetit.

Ai përmendi raste konkrete, duke thënë se persona janë marrë peng dhe se hetimet janë bllokuar, ndërsa disa emra janë zhdukur nga skena pa u hetuar. Sipas Berishës, vetëm ndërhyrja e autoriteteve ndërkombëtare ka detyruar hapjen e disa çështjeve, ndërsa drejtësia në vend është penguar sistematikisht nga politika.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment tensioni të lartë politik, teksa SPAK ka kërkuar autorizim për arrestimin e Ballukut dhe opozita akuzon mazhorancën për zvarritje dhe mbrojtje të zyrtarëve të pandehur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related