Goditje në qeveri: Drejtoresha e afërt me Kumbaron përfundon në arrest shtëpie

Data

Zhvillime të forta nga aksioni i Prokurorisë së Durrësit lidhur me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”. Arta Dollani, një nga personat e afërt dhe e besuar e ministres Mirela Kumbaro, është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Aktualisht, Dollani mban postin e drejtoreshës së Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, por akuzat lidhen me periudhën kur ajo drejtonte Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për shkelje të rënda ligjore në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve industriale të “Kurum”.

Hetimi ka zbuluar përgjegjësi administrative dhe dyshime për favorizim, ndërsa theksohet se si Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ashtu edhe institucioni aktual që drejton Dollani, kanë qenë nën varësinë e ministrisë së drejtuar nga Mirela Kumbaro.

Ky arrest vjen si pjesë e një operacioni më të gjerë, ku janë firmosur dhjetëra masa sigurie dhe ku hetimet pritet të thellohen edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të përfshirë në skandalin e mbetjeve industriale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related