Dy udhëheqës të lartë të Xhih@dit Islamik, grupit palestinez që konsiderohet organizatë terr@riste nga Shtetet e Bashkuara janë vra@ë gjatë sulmeve ajrore izraelite në Siri të kryera gjatë javës, tha më 16 nëntor ky grup.
Xhihadi Islamik lufton përkrahë Hamasit – grupit tjetër palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – kundër Izraelit në Rripin e Gazës.
Xhihadi Islamik tha se Abdel Aziz Minawi dhe Rasmi Yusuf Abu Issa u vranë së bashku “me kuadro të tjerë të grupit” gjatë sulmeve të së enjtes që goditën zyrat dhe banesat e tyre.
Agjencia e lajmeve AFP, tha se në sulme janë vrarë dy udhëheqësit dhe një anëtar tjetër i grupit. Sulmet u kryen në Kudsaja, në zonën e Damaskut.
