SPAK “blindon” Drejtorinë e Mjedisit, aksion i papritur dhe godina e izoluar

Data

Një aksion i befasishëm i SPAK është duke u zhvilluar prej më shumë se një ore në ambientet e Drejtorisë së Mjedisit. Godina është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa hyrje-daljet janë bllokuar plotësisht.

Burime bëjnë me dije se asnjë prej punonjësve nuk lejohet të largohet nga institucioni, ndërsa kontrollet po kryhen brenda zyrave. Ende nuk dihet zyrtarisht objekti i operacionit, por dyshohet se aksioni lidhet me hetime për shkelje të rënda ligjore dhe abuzime në fushën e mjedisit.

Prania e SPAK dhe masa e fortë e sigurisë kanë krijuar tension dhe paqartësi mes punonjësve, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi arsyet e këtij ndërhyrjeje.

Operacioni vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion më të detajuar mbi çfarë po hetohet dhe nëse do të ketë masa konkrete ndaj personave të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related