Bozdo kundër Ramës: Shqipëria po zbrazet nga rinia

Data

Deputeti i Partia Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përmirësim të treguesve demografikë dhe kthim të emigrantëve në Berat.

Në një postim publik, Bozdo i cilësoi këto deklarata si të pavërteta, duke theksuar se situata reale në terren është krejt ndryshe. Sipas tij, qytetet po boshatisen nga të rinjtë, ndërsa familjet vijojnë të largohen jashtë vendit.

“ Në qytete s’ka më rini, familjet po largohen, ndërsa në fshatra mungojnë edhe fermerët”, u shpreh ai, duke ia atribuar këtë fenomen keqqeverisjes.

Në mbështetje të qëndrimit të tij, Bozdo iu referua të dhënave nga INSTAT, sipas të cilave popullsia e qarkut Berat ka rënë nga rreth 143,900 banorë në vitin 2013 në rreth 107,000 në vitin 2024.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë për propagandë, duke theksuar se ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe emigrim të lartë, institucionet përpiqen të paraqesin një realitet më pozitiv nga sa është në të vërtetë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related