Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë, raportohen dëme materiale

Data

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të natës një nga godinat e kompleksit rezidencial “Aura”, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë në një prej pallateve të kompleksit, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.

Nga të dhënat e deritanishme raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka informacion për persona të lënduar.

Banorë të zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke pretenduar se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, gjë që, sipas tyre, ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të përcaktuar origjinën e flakëve dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related