PS kërkon faljen e gjobave për të “blerë” votuesit/ “Shpërthen” Bardhi: Ik pirdhu, o legen…

Data

Në prag të zgjedhjeve me qëllim që të “thithë” vota, Partia Socialiste ka paraqitur një projektligj në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe urbane

Kjo ka shkaktuar debate të forta në sallën e Kuvendit, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ky projektligj është në dispozicion të zgjedhjeve.

Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua një kolegu të PS, duke i thënë “ik pirdhu… legen”, por nuk dihet kujt ia drejtoi këto fjalë.

Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe”, tha Bardhi.

Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related