Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia e Shtetit në pikën kufitare të Kakavijës, teksa tentonte të largohej drejt Greqisë, pasi ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar në Gjirokastër, në prani të dy të miturve të tjerë. Ai u kap në hyrje të territorit shqiptar nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Ndërkohë, në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë referuar në prokurori edhe raste të tjera: një 37-vjeçar për dëmtim prone në gjendje të dehur dhe një 20-vjeçar për aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Kakavijë, ku mbeti e dëmtuar lehtë një 21-vjeçare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
