U largua pas debatit me nënën, gjendet 11-vjeçari pas 24 orësh

Data

Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjen.

I mituri u lokalizua në Porti i Durrësit, ndërsa ende nuk dihet se si ka arritur deri atje.

Sipas informacioneve, ai ishte larguar nga banesa për të shkuar në shkollë pas një debati me të ëmën, por nuk ishte paraqitur në mësim. 11-vjeçari jetonte me nënën në zonën e Freskut, pasi prindërit e tij janë të divorcuar.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat e largimit të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related