Të paktën 30 mijë persona janë zhvendosur në Liban si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas UNHCR, zëdhënësi Babar Baloch deklaroi në Gjenevë se po raportohen lëvizje të mëdha të popullsisë në jug të vendit, në Luginën Bekaa dhe në periferinë jugore të Bejrut.
Zhvendosjet vijnë pasi Izrael paralajmëroi evakuimin e mbi 53 fshatrave dhe kreu sulme të forta ajrore në zonë.
Agjencia e OKB-së theksoi se deri tani nuk janë regjistruar lëvizje të konsiderueshme përtej kufijve të Iran me Afganistanin dhe Turqinë, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.
