Protesta e 28 shkurtit, lirohen 4 të arrestuarit

Data

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të katër protestuesve të arrestuar pas protestës së opozitës të 28 shkurtit.

Për shtetasit Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rrapo është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.

Ata morën pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje dhe u hodhën molotovë. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related