SHBA dhe Izraeli godasin “qytetet nëntokësore” të Iranit, objektivat kryesore bazat raketore në male

Data

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë ndërmarrë një fushatë të koordinuar sulmesh ndaj infrastrukturës raketore të Iranit, duke synuar veçanërisht bazat nëntokësore të ndërtuara brenda maleve.

Sipas analizave të bazuara në imazhe satelitore, janë studiuar 32 baza raketore, ku shumica rezultojnë të goditura në pikat më të ndjeshme: hyrjet e tuneleve, ndërtesat në sipërfaqe dhe rrugët lidhëse. Rreth 77% e hyrjeve të identifikuara janë bombarduar.

Ekspertët theksojnë se këto struktura, të njohura si “qytete nëntokësore”, janë ndërtuar për të mbrojtur lëshuesit e raketave dhe për të garantuar funksionimin e tyre edhe gjatë sulmeve ajrore.

Sipas analistit të sigurisë Ankit Panda, objektet janë projektuar për t’i rezistuar bombardimeve direkte, ndaj strategjia e sulmeve është fokusuar në bllokimin e hyrjeve dhe paralizimin e funksionimit të tyre.

Të dhënat tregojnë se operacionet kanë dhënë rezultat, pasi lëshimet e raketave dhe dronëve nga Irani kanë rënë me mbi 90% që nga fillimi i konfliktit. Gjithashtu, janë konfirmuar të paktën 15 lëshues raketash të shkatërruar.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kapacitetet iraniane nuk janë eliminuar plotësisht. Pamjet satelitore tregojnë përpjekje të shpejta për riparim të dëmeve, me ndërhyrje që kanë nisur brenda 48 orëve në disa baza.

Kjo tregon se, ndonëse goditjet kanë dobësuar ndjeshëm aftësinë ushtarake të Iranit, konflikti mbetet larg përfundimit dhe kapacitetet e mbetura mund të përdoren ende për sulme strategjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related