Enno Bozdo: “Nuk shoh qeveri, vetëm krizë” – kritika të forta ndaj Bordit të Transparencës dhe menaxhimit të çmimeve

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet situata e rritjes së çmimeve në vend, duke deklaruar se mungon reagimi konkret i qeverisë.

Në një lidhje televizive, Bozdo u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë mbledhje serioze për të adresuar krizën dhe se nuk ekzistojnë skenarë alternativë për përballimin e saj. Sipas tij, situata po përkeqësohet, ndërsa masat e ndërmarra janë të pamjaftueshme.

“Deri tani nuk shoh qeveri, nuk shoh menaxhim, shoh vetëm krizë. Nuk ka skenarë A, B apo C dhe nuk ka masa konkrete,” deklaroi ai.

Duke u ndalur te tregu i karburanteve, deputeti theksoi se ndërhyrja vetëm në akcizë nuk mjafton. Ai sugjeroi se duhet të rishikohen edhe taksat e tjera, si ajo e qarkullimit dhe TVSH-ja, për të frenuar rritjen e çmimeve.

Bozdo kritikoi gjithashtu Bordin e Transparencës, duke e cilësuar si një mekanizëm formal që nuk jep zgjidhje reale për kontrollin e tregut.

“Bordi i Transparencës është më shumë për të krijuar përshtypjen se po bëhet diçka, por në praktikë nuk kontrollon çmimet,” u shpreh ai.

Në përfundim, ai kërkoi që qeveria të ndërmarrë masa më të forta dhe të shqyrtojë propozimet e opozitës për të përballuar krizën dhe për të lehtësuar barrën mbi qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related