Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën me Iranin, duke theksuar se kapacitetet ushtarake të Teheranit janë shkatërruar.
Duke folur për mediat para nisjes drejt Floridës, Trump u shpreh se forcat amerikane kanë goditur rëndë marinën, aviacionin dhe sistemet kundërajrore iraniane.
“Ne shkatërruam gjithçka. Po endemi të lirë,” deklaroi ai, duke e cilësuar situatën si një fitore nga këndvështrimi ushtarak.
Megjithatë, presidenti pranoi se Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet e bllokuar nga Irani, një zhvillim që po ndikon drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë dhe në rritjen e çmimeve të naftës.
Pavarësisht optimizmit të Trump, tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kapacitetet ushtarake iraniane nuk janë eliminuar plotësisht dhe konflikti mund të vazhdojë me forma të tjera përplasjeje.
Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme, me zhvillime të shpejta dhe rrezik të vazhdueshëm për përshkallëzim të mëtejshëm.
