Trump intensifikon presionin mbi Maduro: SHBA në mision sekret në Karaibe

Data

Që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar edhe më tej qëndrimin ndaj Maduro-s.

Këtë verë, ai dërgoi mijëra trupa, helikopterë luftarakë dhe anije luftarake në Karaibe për të goditur anijet e peshkimit që dyshoheshin se transportonin kokainë nga Venezuela.

Sipas burimeve, ushtria amerikane ka vrarë të paktën 57 persona në 13 sulme, përfshirë disa në Oqeanin Paqësor lindor.

Në raportin e AP-së ka dalë një detaj ku një agjent amerikan ka shkëmbyer mesazhe me pilotin e Maduros.

“Në pritje të përgjigjes tënde jam ende,” ishkruante agjenti Edwin Lopez pilotit të Maduro-s më 7 gusht, duke i dërguar një lidhje me njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë.

Departamenti i Drejtësisë njoftonte se shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian ishte rritur në 50 milionë dollarë një nga komunikimet më të fundit mes tyre, sipas raportit të AP-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related