Salianji nga Dragostunja: Shembja e urës pasojë e korrupsionit, jo e natyrës

Data

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte sot në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, për të parë nga afër situatën që ka bllokuar qarkullimin drejt juglindjes prej dy ditësh.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Salianji deklaroi se dëmtimi i strukturës nuk ka ardhur si pasojë e faktorëve natyrorë, por si rezultat i ndërhyrjeve në shtratin e lumit për përfitime private, çka sipas tij ka minuar themelet e urës.

Ai e cilësoi situatën si pasojë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të infrastrukturës, duke theksuar se dëmtimi i akseve rrugore është provë e dështimit të qeverisjes.

Salianji kërkoi përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve dhe investime serioze në infrastrukturë, duke shtuar se vendi ka nevojë për transparencë dhe llogaridhënie, jo propagandë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related