Protesta e 25-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrjen: “Rama jep dorëheqjen”

Data

Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 25-të radhazi kundër qeverisë dhe establishmentit politik në vend.

Tubimi, i cili ka hyrë në javën e katërt të zhvillimit të tij, po shoqërohet me thirrje kundër figurave kryesore politike dhe me kërkesën e përsëritur për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Gjatë marshimit janë dëgjuar sloganet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë vijuar edhe qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej ditësh po zhvillohet rezistenca simbolike e organizatorëve.

Ndërkohë, organizatorët kanë rikujtuar edhe pesë kërkesat kryesore të lëvizjes, të cilat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie tranzitore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, reformimin e financimit të partive politike si dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Sipas tyre, protesta nuk lidhet më vetëm me një çështje të veçantë, por përfaqëson një reagim më të gjerë ndaj korrupsionit, keqqeverisjes dhe mungesës së llogaridhënies në vend.

Marshimi drejt Kryeministrisë po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi qytetar do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related