Edi Rama shkel ligjin, merr kompetencat e pushtetit vendor, “dorëzohet” Erion Veliaj, lajmëron largimin e Sara…

Data

Në politikën shqiptare, spektakli nuk njeh kufij. Këtë herë, protagonist është kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nga qelia e Durrësit vendosi të hidhte një firmë që do të trondiste “për gati 24 orë” ekuilibrat e pushtetit vendor. Me një lëvizje të guximshme, ai delegoi detyrat e tij si kryebashkiak te Sara Goxhaj, duke e çuar Anuela Ristanin në “rezervë”.

Ky akt, që u interpretua si një kundërgoditje ndaj kryeministrit Rama dhe një përpjekje për të vendosur kufij mbi ndikimin e tij absolut në shkelje të ligjit mbi Bashkinë e Tiranës. Kreu i qeverisë, sapo Veliaj përfundoi në qeli, e trajtoi Bashkinë e Tiranës si një plaçkë lufte të marrë me forcë. Vizitat e shpeshta në zyrat e bashkisë  në errësirë, larg syrit të publikut ishin një shenjë se ai donte ta kishte nën kontroll bashkinë e Tiranës. Por plani i Veliajt përfundoi më shpejt se një telenovelë turke në orët e vona të natës.  Veliaj u shpreh dje se delegimi i detyrave të kryebashkiakut, të cilin ai ia caktoi së fundi Sara Goxhajt, është rikthyer te nënkryetarja Anuela Ristani, pasi siç ai shton, duke qenë në kushtet e izolimit nuk kishte informacion që kjo lëvizje nuk ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related