Shkrumbohen dy makina të një biznesmeni në Ksamil, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Data

Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, në oborrin e banesës së biznesmenit Rexhep Korbi.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet janë përfshirë nga flakët gjatë natës dhe janë shkrumbuar plotësisht. Korbi është pronar i një restoranti dhe një plazhi në zonën bregdetare të Ksamilit.

Nga të dhënat e para, ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa pista kryesore ku po përqendrohen hetimet lidhet me konflikte të mundshme pronësie.

Grupi hetimor po mbledh prova në vendngjarje dhe po merr në pyetje persona që mund të kenë dijeni për incidentin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related