Gazetari i njohur që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pronar i televizionit “Focus”, Robert Papa, ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste për “MCN TV” gazetari Robert Papa sjell në vëmendje një analizë të detajuar dhe tërheqëse mbi shpenzimet e jashtëzakonshme të kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të fundit në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga biletat e shtrenjtë prej 8.500 dollarësh për të parë ndeshjen e basketbollit të NBA, te pagesat marramendëse për sallën e takimeve me diasporën që arrijnë deri në 150 mijë dollarë, ku protagonist ka qenë zoti Rama, zoti Papa hedh dritë mbi mënyrën se si shpenzimet e luksit reflektojnë një kulturë të menaxhimit financiar të dyshimtë në qeverisje
Ai gjithashtu zbulon detaje se sa ka kushtuar posteri që njoftoi takimin e shefit të qeverisë me diasporën në New York dhe ndërkohë aludon për një vizitë të fshehtë të Ramës në një klinikë mjekësore, duke kërkuar llogari për këtë stil jetese ekstravagante të kryeministrit shqiptar. Në një kohë kur shumë shqiptarë përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe varfëri të skajshme, Papa ngre pyetje të rëndësishme mbi përparësitë dhe përgjegjësitë e liderëve të vendit, duke sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama të tregojë e shpjegojë shpenzimet e tij luksoze në një moment kritik për Shqipërinë.
Pjesë nga intervista e Z. Robert Papa
“Po tregojë një segment nga intervista që dhashë për “MCN TV” sa i takon vizitës së turpshme të kryeministrit Edi Rama në New York, fushatën elektorale në një sallë dasmash. Mos thënien nga e tij se kush ka paguar dhe kush ka qenë çmimi, ne kemi telefonuar atje dhe ka qenë prononcimi për 700 veta, ndërkohë që këngëtarja Irma Libohova do të ketë një koncert në të njëjtën sallë dasmash dhe për 300 vetë, janë kërkuar 150 mijë dollarë, padiskutim që pagesa e Ramës është në shifrat 95 deri në 150 mijë dollarë. Edi Rama duhet të tregojë se kush ka paguara për këtë fushatë elektorale në Manhatan (New York), pasi ai nuk ka paguar.
Ndërkohë skandaloze ishte përgjigja e tij për fotografinë e publikuar ku ai ndodhet në rreshtin e parë duke parë një ndeshje të NBA. Ai duhet të sqarojë kë ka në krah, kush janë pas dhe janë gjashtë veta dhe një biletë atje ka kushtuara 8500 dollarë dhe ne kemi pyetur zyrën që merrej me këtë event sportiv dhe i bie 51 mijë dollarë të paguara. Pagatori nuk ka qenë as indian dhe as kinez, Rama duhet të përgjigjet. Plus posteri i madh (billboard) në Time Square Mahnatan, New York.
Dhe Rama thotë se ajo është dhuratë. Por ju kujtoj se majori i New York vetëm se Turkish Airlines nga sedilje ekonomike e kaloi tek udpdati falas në Bussines Class, u arrestua dhe vazhdon të gjykohet në gjendje të lirë. SPAK duhet të hetojë shpenzimet marramendës të vizitës së fundit të Ramës në New York, i cili ka pasur një tabor rreth 30 vetë, marrim fëmijët, fëmijët e gruas, shoqet e tyre dhe ka gjasa që përsëri ka qenë për një vizitë në një klinikë mjekësore. Rama duhet të sqarojë kush paguan faturat e tij.
