Trondit Alfred Cako, Edi Rama rrezikon të bjerë nga pushteti, ja roli i mafias bavariane dhe shërbimeve sekrete, si e..

Data

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek dy aktorët kryesorë, Edi Rama dhe Sali Berisha. Në një intervistë për gazetën  të mbushur me detaje të forta, konspiracionisti Alfred Cako zbulon një panoramë tronditëse të situatës politike në Shqipëri, duke shpjeguar se kryeministri Edi Rama mund të jetë në rrezik të rëndësishëm për të humbur pushtetin. Ai shpreh shqetësimin për rolin e mafias bavariane dhe shërbimeve sekrete, të cilat, sipas tij, kanë manipuluar skenën politike, duke veshur me pushtet dhe para figura që luajnë sipas rregullave të tyre.

Madje teoricieni Cako parashikon një skenar të rrezikshëm, ku, nëse zoti Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranojnë kushtet e vendosura nga këto grupe, mund të përballen me pasojat e rënda të izolimit politik, duke rrezikuar edhe lirinë personale. Këto detaje dhe deklarata hedhin dritë mbi një sistem që, sipas zotit Cako, është në prag të një ndryshimi të bujshëm, me figura të reja të gatshme për t’u ngjitur në pushtet në emër të një kontrolli më të madh.

-Zoti Cako, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se: “Amerikanët sollën Noc Rrokun, pasi Reformën në Drejtësi e bëra unë dhe PS! Ministra, deputetë dhe kryebashkiakë të pandehur, kjo ka qenë ëndrra ime…”. Si e shihni këtë deklaratë? A është sfidë ndaj SHBA-ve?

Edi Rama ishte një shërbëtor i Sorosit. Në fillim, ai nuk e dinte çfarë ishte Perëndimi dhe Open Society. Aty ai u përzgjodh për ambicien, anarshizmin, pamjen, sjelljet ekzibicioniste dhe për origjinën, si pasardhës i Kolombëve nga gjyshja e babait dhe nga disa përfolje e thashetheme me bazë për t’u besuar, si nipi i Ahmet Zogut. Elita bavariane dhe shërbimet sekrete punojnë për rrjedhshmërinë gjenetike në sundim. Edhe Rockefellerët që sundojnë SHBA-në janë Colins ose Colombë dhe ata e ndjekin vijën e tyre të gjakut.

Bashkëpunimi i Ramës për llogari të Mafies Bavariane, ku hyn Open Society, ka filluar me naivitet dhe kuriozitet; pasi filloi t’i kuptojë gjërat nga pak, aty shfaqi etjen për pushtet dhe fuqi financiare; këto ja dhanë, por me kusht që ta hidhte vallen siç donin ata. Ashtu siç pamë se mund të ecësh në politikë dhe botën e shoëbizit nga rastet e J. Epstein dhe P. Diddy, edhe në vendet e tjera ndodh kështu, por në mënyrë eksponenciale. Ata të japin gruan, të japin bashkëpunëtorët, të lënë të bësh korrupsion në pushtetin lokal, fillimisht, dhe pasi të kapin për bolesh me korrupsion, të japin çelësat e vendit bashkë me axhendën. Ka raste kur mizat e kapura nga rrjeta e merimangës duan të shpëtojnë ose me marifet, ose me forcë.

Në të dyja rastet, këto “miza” përfundojnë tragjikisht, njëra më shpejt e njëra më vonë. E vetmja mundësi për të mos u mbytur në këtë rrjetë merimange është ta hedhësh vallen deri në fund, të luash rolin e aktorit dhe me demagogji të shtirur dhe neveritëse, sikur punon për popullin, kur punon për axhendat antidemokratike e antipopullore të mafies kazarjane ose bavariane ndërkombëtare me ujkun Soros që ka hyrë në krevatin e gjyshes dhe po pret Kësulëkuqen që të vijë. Pra, Rama hiqet sikur ai është me elitën dhe ju thotë atyre se me arrestimin e Metës dhe bllokimin e Berishës, unë ju dhashë 100% sovranitetin e popullit shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related