Redi Muçi: Protesta ka thyer frikën, Rama dhe Berisha nuk fitojnë më si dyshe politike

Data

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka deklaruar se protestat qytetare kanë ndryshuar klimën politike në vend, duke argumentuar se sa më gjatë të vazhdojnë, aq më shumë do të ndikojnë në vetëdijen e qytetarëve dhe në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

I ftuar në një studio televizive, Muçi u shpreh se mekanizmi i patronazhimit, sipas tij, është dobësuar dhe se vetë patronazhistët tashmë ndihen të pasigurt përballë reagimit qytetar.

“Duke qenë se protesta është e paprecedentë dhe efektet e saj janë të paprecedenta, sa më shumë zgjat protesta, aq më shumë shtrihet në vetëdijen e të gjithë qytetarëve. Kjo do të reflektohet në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme. Mekanizmi i patronazhimit është shembur tashmë. Patronazhistët kanë frikë nga qytetarët. Dualiteti Berisha-Rama nuk është më”, u shpreh ai.

Duke komentuar skenarin e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, Muçi tha se, sipas bindjes së tij, kryeministri Edi Rama do ta ketë më të vështirë përballjen me çdo alternativë politike.

“Këdo që do të ketë përballë, qoftë partitë ekzistuese, qoftë një parti e re, Rama do të jetë në një pozitë më të vështirë”, deklaroi deputeti.

I pyetur nëse vendi ka nevojë për një forcë të re politike, Muçi u përgjigj se kjo mbetet në dorën e qytetarëve dhe vullnetit të protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related