Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 26-të të protestës qytetare.
Pjesëmarrësit marshuan në disa akse të kryeqytetit, përfshirë zonën pranë Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke artikuluar slogane kundër klasës politike.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria e Re”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 26-të, po vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve që kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e qeverisë.
