Protestuesit paralajmërojnë protestë kombëtare të shtunën: Të gjitha qytetet drejt Tiranës

Data

Nga protesta e zhvilluar përpara Kryeministrisë është bërë thirrje për organizimin e një proteste kombëtare të shtunën, me synimin për të mbledhur në Tiranë qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, një prej pjesëmarrëseve u bëri apel qytetarëve të vijojnë mobilizimin, duke theksuar se protesta e fundjavës synon të bashkojë pjesëmarrës nga të gjitha qytetet e vendit.

“Nga ky shesh kërkojmë një Shqipëri të Re, prandaj nesër më shumë! Të shtunën të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë! Në protestë kombëtare për të kërkuar dhe ndërtuar një Shqipëri të Re!”, u shpreh ajo mes brohoritjeve të të pranishmëve.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar, ndërsa protestat kundër qeverisë po vijojnë prej 26 ditësh në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related