Rama dhe Berisha paralajmërojnë tjetër “pazar”, në Kuvend me votën e diasporës, PS-PD japin sinjale se do të ulen…

Data

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se po hapin një tjetër “pazar” me votën e diasporës, duke u përgatitur për një ndërhyrje të re në Kodin Zgjedhor. Pavarësisht dallimeve të thella mes dy palëve, interesat e përbashkëta për të manipuluar rregullat e zgjedhjeve në favor të pozitave të tyre politike janë një farë aleance e padukshme, e cila po merr formë sërish në Kuvend. Kjo është një manovër që kërkon të modifikojë rregullat e votimit të diasporës, një temë që është përdorur si armë politike dhe përfitim elektoral nga të dyja partitë në mënyrë të përsëritur.

I pari që e hodhi këtë ide ishte Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili paralajmëroi se do të bëhet një ndërhyrje e fundit në Kodin Zgjedhor për të garantuar votën e emigrantëve, duke mbrojtur këtë segment të rëndësishëm të elektoratit nga çdo rrezik i mundshëm që mund të minonte procesin e votimit të tyre. Pas këtij njoftimi, përgjigjja nga opozita nuk ka vonuar dhe vetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita është e gatshme të votojë çdo ndryshim të mundshëm në Kodin Zgjedhor që do të mbrojë të drejtat e diasporës, duke përfshirë edhe ndonjë pakt të ri me Partinë Socialiste për të siguruar këtë votë të rëndësishme. Kjo lëvizje e Ramës dhe Berishës, dy kryetarët e partive më të mëdha të vendit është një përpjekje tjetër për të marrë kontroll mbi votën e emigrantëve, duke e përdorur atë si një mjet për të arritur qëllimet e tyre personale dhe të partisë.

Por njëkohësisht, kjo tregon edhe mungesën e një politike të qëndrueshme dhe afatgjatë për diasporën, pasi çdo herë që bëhet fjalë për këtë kategori, rregullat dhe ligjet ndryshojnë për të shërbyer interesave të politikanëve të momentit. Votat e shqiptarëve jashtë vendit janë një burim i rëndësishëm i fuqisë politike dhe manipulimi i tyre përmes ndryshimeve të vazhdueshme të Kodit Zgjedhor është një praktikë që të dy liderët dëshirojnë dhe dyshohet se do ta përdorin për të forcimin e pozicionit të tyre në skenën politike. Kjo situatë hap gjithashtu pyetje të mëdha për integritetin e procesit zgjedhor dhe për mënyrën se si partitë po shfrytëzojnë legjitimitetin e qytetarëve për të arritur pushtetin.

Detajet

Ndërkohë theksojmë se një ditë pasi Damian Giknuri i Partisë Socialiste hodhi idenë e një ndërhyrje të fundit në Kodin Zgjedhor për të mos vënë në rrezik votën e emigrantëve, vjen edhe përgjigjja e Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha dje në një mbledhje me drejtuesit e qarqeve se opozita është e gatshme të votojë çdo ndërhyrje të nevojshme në Kod në funksion të votës së diasporës. “Grupi ynë i punës, Bylykbashi, Kaso dhe përfaqësuesit tanë në KQZ kanë bërë një pune intensive, serioze për udhëzimet në zbatim të ligjit që u miratua. Ne jemi të gatshëm të votojmë çdo ndërhyrje të nevojshme për ta bërë procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit sa më pa pengesa, të mundshëm, transparent dhe të pamanipulueshëm.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related