Të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Vetëdorëzohen në polici dy vëllezërit nga Durrësi, akuzat që rendojnë ndaj tyre

Data

Dy vëllezër të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia janë vetëdorëzuar në policinë e Durrësit

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se shtetasit K. B. alias K. F.(K.), 51 vjeç dhe E. F., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasit K. B. alias K. F.(K.), 51 vjeç dhe E. F., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related