Britanikët gati të sjellin provat “bombastike” që fundosin Kryemadhin, SPAK zbuloi në celularin e deputetes…

Data

Hetimet për dyshen Meta-Kryemadhi vazhdojnë të thellohen. SPAK është në proces të mbledhjes së informacioneve që pritet të hedhin më shumë dritë mbi aktivitetet financiare të saj jashtë vendit. Sipas burimeve, autoritetet britanike pritet të sjellin prova thelbësore që lidhen me një llogari të fshehur të Kryemadhit, e cila është hapur në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 2010. Ky informacion është zbardhur nga prokurorët specialë nga celulari i Monika Kryemadhit. Në dosjen e SPAK për Metën dhe Kryemadhin del emri i Elona Gurit, e cila në këtë rast dyshohet se menaxhon paratë e pista të deputetes së PL në Angli. “Nga ekspertimi i telefonit të sekuestruar në banesën e shtetases Fatime Kryemadhit, janë evidentuar biseda që Monika Kryemadhi ka zhvilluar me Elona Gurin.

Në komunikimin e datës 01 Tetor 2014, Monika Kryemadhi i ka dërguar Elonës foto të një karte krediti American Express me nr. 3743 231151 31009, me vlefshmëri deri në 03/2017, në emër të Monika Kryemadhit, anëtare e kartës që prej vitit 2010. Nga verifikimet e llogarive bankare që Monika ka në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk rezulton asnjë kartë krediti me numrat e mësipërm e lidhur me këto llogari bankare. Është identifikuar se kompania që ofron shërbime për kartën e kreditit American Exspress, është American Exspress International Currency Cards me adrese: American Express, 1 John Street, Brighton, East Sussex, BN88 INH. Lidhur me këtë kartë është kërkuar informacion nga autoritetet ligjore të Mbretërisë së Bashkuar të cilët ende nuk kanë kthyer përgjigje”, thuhet në dosjen e SPAK.

Lëvizja e SPAK

Pra SPAK ka kërkuar asistencë nga autoritetet britanike për të plotësuar dosjen hetimore. Këto të fundit pritet të ofrojnë prova të dokumentuara që lidhen me transaksionet dhe veprimtarinë e llogarisë. Ky bashkëpunim ndërkombëtar është thelbësor për hetimin, pasi provat nga Mbretëria e Bashkuar mund të sjellin në dritë çdo detaj që do të mbështesë akuzat për pastrim parash dhe aktivitet të paligjshëm. Pak ditë më parë, kryeprokurori Altin Dumani u takua me përfaqësues të lartë të Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Sarah Dineley, zëvendësdrejtuesja e Prokurorisë Mbretërore britanike dhe Marion Langford, drejtuese e Njësisë së Divizionit Ndërkombëtar. Këta të fundit rikonfirmuan mbështetjen e tyre ndaj SPAK dhe paralajmëruan shkëmbim të informacioneve në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe pastrimit të parave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related