Protesta e opozitës / Boçi: Rama meriton fatin e Maduros, korrupsioni po varfëron shqiptarët

Data

Ka nisur protesta e radhës e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e tij, Luçiano Boçi ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për korrupsion masiv dhe varfërim të qytetarëve. Ai u shpreh se opozita nuk ndodhet në shesh për spektakël politik, por për të kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi në mungesë të institucioneve funksionale.

“Sot 46 për qind e qytetarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Shqiptarët mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit, ndërsa qeveritarët jetojnë në luks,” deklaroi Boçi.

Ai theksoi se grabitjet dhe vjedhjet janë kthyer në realitet të përditshëm për qytetarët, ndërsa akuzoi kryeministrin se po tall shqiptarët dhe po shkatërron familjet përmes politikave të tij.

Boçi hodhi akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se ajo po mbrohet nga kryeministri për shkak të frikës për fatin e tij politik.

“Ballukët, Agasët, Mirlindat bëjnë vallen mbi fatet e shqiptarëve dhe vetë notojnë në luks të shfrenuar. Rama meriton fatin e Maduros,” u shpreh ai, duke shtuar se këto janë, sipas tij, të vërtetat që opozita dhe qytetarët po denoncojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related