Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në sheshin përpara Kryeministrisë, ku është pritur nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Me mbërritjen e tij pritet të nisë foltorja e radhës e opozitës, e paralajmëruar më herët si pjesë e vazhdimit të protestave kundër qeverisë. Aktiviteti shënon rikthimin e foltoreve në siglën e vitit 2026 dhe hapjen e një tjetër etape të aksionit opozitar në bulevardin përpara Kryeministrisë.
