Zgjat vetëm 30 minuta gjyqi në New York / Maduro dhe gruaja e tij largohen nga gjykata, seanca e radhës më 17 mars

Data

Seanca gjyqësore ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, e zhvilluar në New York, ka zgjatur rreth 30 minuta.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Maduro dhe Flores janë larguar nga salla e gjyqit nën masa të rrepta sigurie. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 17 mars, në orën 11:00.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Maduros ka ngritur pretendime mbi ligjshmërinë e ndalimit të tij, duke e cilësuar atë si “rrëmbim ushtarak”. Ai theksoi gjithashtu se klienti i tij ka probleme shëndetësore dhe kërkoi që të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm për trajtim mjekësor gjatë paraburgimit.

Nga ana tjetër, avokati i Cilia Flores deklaroi se edhe ajo vuan nga probleme shëndetësore, duke përmendur mavijosje të rënda në zonën e brinjëve dhe nevojën për kujdes të specializuar mjekësor.

Para se të largohej nga salla e gjyqit, Maduro u ndal për disa çaste dhe u kthye nga galeria. Gjatë procedurave, si Maduro ashtu edhe bashkëshortja e tij u deklaruan të pafajshëm.

Gjykatësi bëri me dije se në seancën e ardhshme do të vijojë shqyrtimi i çështjes dhe marrja në pyetje e të pandehurve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related