“Qeveria miraton prodhimin e armëve nga ‘KAYO’ sh.a. dhe rregulla të reja kundër peshkimit të paligjshëm”

Data

Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa vendime dhe projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të përjavshme.

Një nga vendimet kryesore ka të bëjë me përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt dhe të paraportuar (PPP). Ky vendim gjithashtu krijon një skemë certifikimi për zëniet e peshkut, që do të zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, sipas Ligjit nr.64/2012 “Për peshkimin”. Një tjetër vendim i miratuar autorizon shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO” sh.a. që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të saj, të kryejë prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve, teknologjive dhe shërbimeve për strukturat e sigurisë dhe shoqëritë aksionare shtetërore të lidhura me to. Ky vendim synon të sigurojë furnizimin e këtyre subjekteve në përputhje me Ligjin nr.88/2024.

Njëherësh, qeveria ka propozuar projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit”, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura. Ky projektligj do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related