Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për 48 orë, duke nisur nga ora 12:00 e ditës së sotme (me orën greke), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.
Sipas informacionit të marrë përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, duke pamundësuar qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm kufitar.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa çdo lëvizje tjetër do të ndalohet.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare ose ditë alternative, për të shmangur bllokimet dhe pritjet e gjata në kufi.
