“Po vendosin kriminelë”/ Trump fajëson demokratët për tensionet: Refuzojnë bashkëpunimin për dëbimin e emigrantëve

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar demokratët se po nxisin tensione në disa qytete duke refuzuar bashkëpunimin me autoritetet federale për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në reagimet e tij në rrjetet sociale, Trump tha se operacionet e emigracionit në shtetet e drejtuara nga republikanët po zhvillohen pa probleme, ndërsa në qytetet e drejtuara nga demokratët po krijohen trazira për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

Sipas tij, kjo qasje po vendos kriminelët emigrantë mbi qytetarët që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksa, duke rrezikuar sigurinë publike. Trump theksoi se politikat e forta ndaj emigracionit ishin një nga arsyet kryesore të fitores së republikanëve në zgjedhjet e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related