Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti po lëvizte me shpejtësi dhe gjatë përpjekjes për të shmangur gurë dhe dhera të rënë në rrugë, drejtuesi humbi kontrollin. Mjeti u përplas me mbrojtëset metalike dhe u përmbys në mes të rrugës.
Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital. Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të rënda materiale.
