Meloni drejt dorëheqjes? Kryeministrja italiane vihet nën hetim gjyqësor, ja se për çfarë akuzohet

Data

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është vënë nën hetim gjyqësor lidhur me vendimin për lirimin e një shtetasi libanez, i cili ishte kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Lajmi u bë i ditur të martën dhe ka të bëjë me oficerin libanez Osama Elmasry Njeem, i cili u lirua pas disa ditësh arrestimi javën e kaluar. Ky shtetas ishte nën urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit.

Gjykata kërkoi një shpjegim për këtë veprim, duke theksuar se nuk ishte konsultuar për këtë vendim. Megjithatë, Meloni nuk është e detyruar të japë dorëheqje, dhe hetimi në Itali nuk nënkupton automatikisht fajësinë. Ajo u shpreh se nuk do të lejojë që të shantazhohet, duke theksuar se është e pakënaqur me ata që nuk duan të shohin përparim në Itali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related