Plas “lufta” te Rithemelimi, Sula e Murrizi dalin kundër Berishës dhe shpërthejnë në sulme ndaj grupit të Bardhit, akuza se po shiten për poste dhe po bëjnë pazare me Ramën për tendera, ja kush do t’ia sjellë “vdekjen politike” ish-kryeministrit

Data

Lufta” brenda llojit në Rithemelimin e Sali Berishës të rilindur me afrimin e grupit të Gazment Bardhit sapo ka startuar dhe duket se nuk do të jetë e lehtë për protagonistët e saj. Fillimisht ka qenë deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive dje thotë se opozita duhet të reagojë dhe të ngrihet për të fituar përballë pushtetit. Ai shprehet se nuk mjafton që të thuhet vetëm që pozita bën “kështu, e ashtu”, por duhet të gjejnë mënyrën për t’i bllokuar, pasi ndryshe ata do vijojnë të jenë në pushtet, sipas tij. Madje Sula shprehet se në politikë duhet të jesh aktiv dhe në aksion, dhe jo të flesh gjumë, apo të mos reagosh për të mbrojtur dhe parë interesin personal. Sipas tij, deputetët e opozitës s’përballen, lëpihen për të përfituar një tender a një punë. “Këta duan mesa kuptoj unë, ta zhdukin fare opozitën. Për hir të së vërtetës opozita si ka qenë deri tani dhe si jemi në fakt, nuk e rrezikojmë qeverinë, nëse ne nuk ndryshojmë. Ata prapë e mendojnë si ta zhdukin. Prapë unë them, ato atë punë kanë sepse i janë errur sytë nga pushtetit, por ne duhet t’i thërrasim arsyes dhe të gjejmë se çfarë rruge do të ndjekim që t’i përballojmë në këtë gjendje. Nëse ne do themi përditë që ato janë kështu e ashtu, ata do vazhdojnë të abuzojnë dhe të përfitojnë nga gjendja. Tani… pse nuk dalin deputetët opozitar në çdo media, se jam i bindur se i ftoni dhe nuk vijnë, nuk duan të përballen, shikojnë interesa të vogla, mos prekin këtu… Për të përfituar diçka, për një problem pune. Tani të dalë një ministër i kësaj mazhorance që unë t’i kem trokitur për një problem personal. Unë nuk e shikoj ashtu, e shikoj problemin parimor, për qytetarët. Nuk e shikoj hajde po kapim diçka, po lëpihemi për të përfituar diçka, për një tender, për të futur dikë në punë. Pse ke hyrë në politikë? Për të fjetur gjumë? Ke ardhur të bësh aksion”, deklaroi dje deputeti Sula.

Murrizi sulmon grupin e Bardhit

Ndërkohë i ashpër është treguar edhe ish-deputeti Myslym Murrizi, i cili ka zbuluar dje me anë të një postimi në rrjetet sociale se nuk do të ishte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur ditën e djeshme. Ai i është drejtuar publikisht ish-kryeministrit Sali Berisha, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe demokratëve, duke thënë se hapja e partisë është domosdoshmëri, por shqyerja e saj nën emrin hapje është fatale. Në postimin e tij, Murrizi disa pika ka renditur ku ai thotë se bie dakord me përfaqësuesit e Rithemelimit, por më poshtë ai i drejtohet veçanërisht Berishës duke renditur disa pika të tjera që sipas tij janë domosdoshmëri për mbarëvajtjen e rrugëtimit të partisë. Ndër të tjera, Murrizi thotë se ndjej keqardhje kur sheh se ku e kanë katandisur opozitën servilët, siç thotë ai, që për karrigen e tyre janë gati të bëjnë “çdo maskarallëk”. Madje ai akuzoi Bardhin dhe deputetë e grupit të këtij të fundit se janë gati të bëjnë çdo gjë për karrige. Ndër të tjera Murrizi shprehu bindjen se goditje finale bardhit do t’ia japë Bardhi.

Ja reagimi i plotë i ish-deputetit Myslim Murrizi

Mesazhi për Këshillin Kombëtar të Rithemelimit

Për arsye personale nuk do jem sot ne mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por siç thonë “elita” drejtuese apo kupola qe ka mare ne dore frenat e Rithemelimit, unë nuk rri dot pa folur apo pa i bezdisur ne rehatinë e tyre, ndaj po ju drejtohem publikisht edhe pse e di qe nuk ju vjen mire. KUSH HARRON SHPEJT, GABON SHPESH DHE ZHGENJEHET SHUME. Qe Foltorja te mos kthehet ne Faltore, Rithemelimi ne Rikthim mbrapa, Konservatorizmi, ne Konserve te prishur, Vota ne Emërim dhe Partia ne grupim njerëzish qe ja fusin njeri tjetrit, po Ju drejtohem publikisht kujdo qe do dhe di te lexoj pa hile dhe pa mllef duke ju sjelle ne kujtese ketë vd turpi ne historinë 34 vjeçare te PD. I Nderuar Doktor Berisha. Te Nderuar anëtare te këshillit kombëtar. Te Nderuar DEMOKRAT kudo qe jeni por ne veçanti Ju delegat te Kuvendit Kombëtar te 11 dhjetorit 2021 dhe te 30 prillit 2022. Po ju drejtohem publikisht me disa pyetje qe kane ne thelb sjelljen me dy standarde jashtë statutore per nje grup te ngushte njerëzish qe për hatër te pazareve te pista katapultohen jashte çdo norme morale te artikuluar ne çdo takim qysh nga data 9 shtator 2021 kur te gjithe këta ne bllok përjashtuan Berishën dhe deputetet qe mbështeten Berishën ne fillimet e FOLTORES. Po ju drejtohem Ju Doktor se është e kote te pyes Flamurin, Edin, Oertin, Luçianon, Albanën apo cilindo nga 25 anëtaret e kryesisë apo 12 sekretaret e zgjedhur me votim nga këshilli kombëtar, pasi e di mire qe pothuajse te gjithe do ngrëne supet dhe do drejtojnë gishtin nga ballkoni Juaj. Hapja e partisë është domosdoshmëri por shqyerja e saj nen emrin hapje është fatale. Jam dakord qe Foltorja te jete Faltore për cilindo qe kërkon te kontribuoj si opozitare por pa shkelur asnje rresht te statutit dhe pa e bere statutin qesharak apo letër pa vlere sa here qe na duhet për te përkëdhelur dike. Jam dakord qe Rithemelimi te quhet edhe Rikthimi por jo te kthehet përmbys çdo gjë e bere për hatër te kenaqesise se 10 personave sepse Partia është shume me e madhe se kaq dhe anëtarësia është shumë me shume e vlefshme se cilido prej nesh. Jam dakord qe mund te ndryshojmë programin dhe boshtin ideologjik te partisë dhe nga konservatore qe u tha mund te qëndrojmë ne qendër e djathte, por jo nga konservatore ta kthejmë ne parti konservash. Jam dakord qe fraksionet te kenë përfaqësuesit e tyre ne çdo organ drejtues por jo fraksioneve tu lihet shumica dhe shumica te dale fraksion. Te gjitha sa thashë me lart duhen zgjidhur brenda nje morali te pranuar se ndryshe morali qe japim për veten dhe për çdo opozitare është amoraliteti i theksuar dhe frike apo zbythje nga frika apo nga interesi nga çdo parim qe është artikuluar prej 9 shtatorit 2021 ose tregojmë mungese karakteri ne çdo gjë qe themi duke bere zero besimin pre t’u qëndruar parimeve, moralit, karakterit , dinjitetit dhe se fundi statutit Me bindjen e plote qe nga ky shkrim do mërziten te “ falurit” te “ rikthyerit” dhe me shume se sa këta vete do mërziten servilet e pështirë, mjeranet, vemjet dhe “ skllevërit” qe nuk mendojnë kurrë por duartrokasin çdo gjë qe thotë lideri, qe te duan kur te do lideri, te urrejnë e te shajnë kur nuk te do lideri, as ma ndjen fare siç nuk ma ka ndjere ne këto 34 vite, sepse kurrë nuk bej “ pazar” me LIRINE time për hatër te çdo karrigeje te qelbur kudo qe ajo mund te jete, kur karriges i vjen era qelbësire.

Kuvendet

I Nderuar Doktor Berisha! E para duhet mbledhur nje kuvend kombëtar i jashtëzakonshëm qe te anuloj disa vendime te kuvendit kombëtar te datës 11 dhjetor 2021, sepse te gjithe këta jane te përjashtuar. E dyta ne kete kuvend le te rizgjidhet nje keshille i ri kombetar sepse mbi 30 % e te zgjedhurve ne 30 prill 2022 nuk jane as fizikisht e as politikisht aktiv e funksional. Sipas statutit te gjithe deputetet jane automatikisht antare te keshillit kombetar por pasi te anullohet perjashtimi i tyre. Keshilli i ri kombetare pastaj te zgjedh kryesine e re dhe sekretariatet, e ne kete gare le te kanidoj kush te doje, por kushdo qe kerkon dhe aspiron per poste, duhet te vij vetem nepermjet votes se ndryshe tallemi me veten dhe me çdo demokrat e çdo opozitare kudo qe eshte. Sa per numrin e nenkryetareve, antareve te kryesis, sekretariateve nuk ka asnje rendesi nese do jene 4-6-10 apo 25, por sejcili duhet te zgjidhet me vote. Po shkelem statutin ose po e ndryshuam ate per çdo te zemeruar atehere do te zemerohen te gjithe ata qe ndjehen te poshteruar, te perdorur, te tradhetuar apo te prere ne bese nga ajo çfare ka sherbyer si kauz ne kete periudhe qysh me 9 shtator 2021. Sinqeriteti im nuk ju ben dem askujt dhe fatkeqesisht koha ka treguar qe kam patur te drejte ne çdo reagim, qendrim apo mendim timin te shprehur si brenda strukturave ashtu edhe publikisht, edhe pse larot politik sezonal me kane etiketuar me ligesine e gjuhes se tyre lepirese qe nuk njeh kufij se çfare lepine dhe sa lepijne. Pse Flamuri, Edi, Oerti, Luçiano dhe 20 antaret e tjere te kryesise pranuan garen dhe voten e keshillit kombetar ndersa Gazi, Agroni apo Jorida e te tjere duhet te “ gradohen” pa vote???? Kush eshte ndryshimi mes Tyre dhe çfare kane me shume apo me te rendesishme grupi i dyte nga te paret????? Nese kjo behet ateher kush eshte morali qe percjellin per te tjeret? Apo kush shane me shume, kush mashtron me shume, kush rreh apo ju hedh gaz lotsjelles demokrateve dhe kush e dredh me shume per interesa te menderes se tij, rrespektohet, vleresohet, gradohet dhe promovohet pa gare???? Edhe pse dyshoj shume ne kete “ afrim” te tille qe nuk ka sinqeritet, ne kete bashkim mekanik dhe fallco qe pas kesaj levizje ka qellime te tjera, perseri me sforco do ta pranoja nese çdo gje vjen nga gara dhe nga vota, ndryshe behemi me keq se çishim dhe me keq se rilindja. Qofsha i gabuar por qershori eshte afer dhe “ endrra” e kujdo tinzari do dali ne shesh megjithese per kategorine e tyre qe lepijne pa problem çfare kane peshtyre asgje nuk eshte tabu. Une jam rikthyer ne keshill kombetar me votat e delegateve te kuvendit kombetare te 30 prillit 2022,pasi ky kuvend miratoi rezoluten qe njihte si gabim fatal djegien e mandateve dhe faljen e 60 bashkive Rames, por kurre nuk do pranoja pa votim te delegateve dhe pa u kerkuar ndjese per lajthitjen kolektive te shkurtit 2019. Jam rikthyer per te kontribuar ne opozite per nje force politike te qendres se djathte, qe ka ne themel te saj VOTEN ne çdo gare dhe qe nuk ben pazar me moralin e asaj çfare eshte thene publikisht e eshte sanksionuar ne statut. I Nderuar Doktorr Berisha. Uroj e shpresoj qe te harxhosh 10 minuta kohe qe ta lexosh pa dyshime “ armiqesore” jashte çdo ngarkese negative dhe jo si sms e nje thashethemexhiu qe kerkon te bjeri ne sy si nje njeri qe ju do te miren, por si fjale zemre te nje njeriu qe ka kontribut ne kete force politike qysh nga data 8 dhjetor e qe ne 34 vite pluralizem ka qene ne pushtet vetem 5 vjet 1992-1997, e prej 27 vitesh opozitare me deshire e koshience te plote ne mbrojte te bindjeve te tija si nje QYETARE I LIRE qe nuk ka ndermen te ndryshoj KURRE per askend dhe per asgje dhe qe mban qendrim te pa lekundur me parimet morale te karakterit, dinjitetit dhe shpirtit te lire. Te Nderuar Anëtare te keshillit kombetare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related