Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka verifikuar masat e sigurisë për tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Daniel Likskëndaj dhe Afrim Ferraj do të vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit pasiv në bashkëpunim.
Ndërkohë, për Artur Jançaj, shefin e Policisë së Orikumit, gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë, duke e zëvendësuar arrestin në shtëpi me detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë policisë gjyqësore.
Sipas vendimit, Jançaj do të paraqitet çdo të hënë të parë të muajit pranë SPAK, duke nisur nga shkurti 2026, ndërsa akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Vendimi i GJKKO-së mund të ankimohet brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa hetimet për dosjen e korrupsionit në Policinë e Orikumit vijojnë.