Ja çfarë po ndodh në partinë ilegale të Sali Berishës, futen në rresht të gjithë dezertorët e Lulzim Bashës, zbardhen debatet e forta në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit

Data

Dezertorët e Lulzim Bashës, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, etj, janë emëruar zyrtarisht nënkryetarë të partisë ilegale të Rithemelimit. Dje u mblodhën Kryesia dhe më pas Këshilli Kombëtar i “Foltores”, të cilat ndryshuan Statutin dhe vendosën që Bardhi e Gjekmarkaj të emërohen nënkryetarë me propozim dhe jo me votim siç përcaktohej më herët. Konkretisht në nenin 47 të statutit, shtohet një pikë sipas të cilës Kryesia e grupit parlamentar të bëhet pjesë e kryesisë së Rithemelimit. “Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47”, thuhet në pikën 3 që shtohet në nenin 47. Në të njëjtën kohë u shtua edhe një paragraf në nenin 51 që i hap rrugën emërimit si nënkryetarë të partisë, kreut të grupit parlamentar dhe nënkryetarit demokrat të Kuvendit. Po ashtu me këto ndryshime futet në Kryesi dhe Jorida Tabaku, por kjo e fundit nuk mori pjesë dje në asnjë mbledhje. Ndërkohë Flamur Noka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ka deklaruar se sot, pra dje është bërë edhe akti final i bashkimit tërësor të grupit opozitar. Në diskutimet me dyer të mbyllura, Noka është shprehur se vendimi për ndryshimet në statut janë historike. Sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht për shkak te funksionit jane nënkryetarë të partisë. Po ashtu, deputeti Noka tha se misioni i kësaj force politike është që të rikthejë demokracinë përmes votës së lirë. Sipas tij, që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike, pasi pretendon se Rithemelimi është forcë e parë, por këtu ka shprehur dhe “oreksin” e madh te tij, si “parastomaku” politik i Berishës, përtej takatit politik te Foltores, qe jo qe nuk është parti e pare apo e dyte ne vend, por nuk është parti prej vërteti, juridikisht.

Debate në mbledhje

Ndërkohë gazeta “SOT” ka zbardhur debatet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ku u votuan ndryshimet statutore. Si duket Rithemelimi ka qenë i përçarë në propozimin e vetë Sali Berishës për futur në kryesi grupin e Gazmend Bardhit të cilit i ka dhënë dhe postin e nënkryetarit. Edi Paloka është shprehur se propozimi për ndryshimet është bërë nga Sali Berisha.

Edi Paloka: Këshilli ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë për të cilën do flasim është hapja e procesit për zgjedhjet në degë.

E pakënaqur ka qenë Endira Bushati e cila thotë se nuk kishte dijeni për rendin e ditës, ndërsa i thotë Bushatit në sy se ai nuk i ka kthyer përgjigje kur ajo e ka pyetur.

Endira Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Adriana Kalaja: Me vendim te kryesisë bëhen ndryshime statutore.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Flamur Noka është shprehur se vendimi për ndryshimet në statut janë historike.

Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht për shkak te funksionit janë nënkryetare të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD. Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia. Degët: Malësi e Madhe, Lezhe, Kurbin. 3 dege te Qarkut Durrës, Peqin, Mallakastër, Lushnje, Devoll, Kuçovë, Poliçan, Këlcyrë, Kamëz, Bulqizë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related