Ish-diplomati dhe nënkryetar i PL-së, Agim Nesho është shprehur se kalimi i dosjes së 21 janarit në SPAK është një shoë mediatik e politik i Ramës.
I ftuar në një program televiziv, Nesho thotë ndër të tjera se ky është një skenar me shumë aktorë brenda në skenë.
Nesho: Jam dakord që kjo është një shoë mediatik e politike e Ramës për të tejkaluar ato krizat e brendshme ose pasiguritë që në ndonjë rast vjen nga mosfunskionimi dhe administrimi në Shqipëri.
21 janari ka një kohë të gjatë që nuk është hetuar.
Ka patur të gjitha mundësitë për tu zbardhur.
Janë shumë aktorë brenda në skenë.
Unë kam parasysh që shërbimet sekrete jo vetëm shqiptare por edhe ato amerikane kanë lajmëruar më përpara që do ndodhi dicka që mund të ketë përfshirje edhe të krimeve.
