Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi dyshohet se fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me ar** zja*** të ndodhur dy ditë më parë ku A. T, 26-vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, qëlloi me ar** zja*** në këmbë një 41-vjeçar
Mësohet se 50-vjeçari S. Ll., është vënë në pranga pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes. Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Policia thotë se po vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i a**ëve, armëve shpërthyese dhe muni*ionit”.
