Kryemadhi nxjerr shkresën e firmosur nga Gramoz Ruçi: SPAK më ka goditur me ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Data

Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të detajuar të vendimit të SPAK për ta marrë si të pandehur për 3 vepra penale: ‘korrupsion’, ‘mosdeklarim të Pasurisë’ dhe ‘pastrim të produkteve të veprës penale’.

Deputetja e PL tregon se si organi i akuzës është mbështetur mbi ligjin Nr. 8331 për “Ekzekutimin e vendimeve Penale”, që është ndryshuar në vitin 2020, por prokurorët e SPAK sipas saj kanë zbatuar atë vitit 1998.

Kryemadhi ka nxjerrë dhe vendimin e 20 qershorit të vitit 2020 që mban firmën e ish kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që shfuqizon ligjin në fjalë të 98-tës duke futur në fuqi ndryshimet e bëra. E për këtë në Instagramin e vet, Kryemadhi shkruan:

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra.

Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related