SPAK publikon raportin për 2025: Rriten hetimet dhe procedimet për korrupsion

Data

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohen zhvillimet kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 është shënuar një rritje e hetimeve për korrupsion, ndërsa numri i çështjeve të përfunduara ka ardhur gjithashtu në rritje.

SPAK bën të ditur se hetimet e reja për korrupsion janë rritur me 17.7%, ndërsa çështjet e përfunduara janë rritur me 12.2% krahasuar me vitin 2024.

Në total, gjatë vitit 2025 janë dërguar në gjykatë 24 procedime me 147 të pandehur për korrupsion që nuk lidhet me zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë.

Raporti thekson gjithashtu se SPAK ka vijuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të administratës publike, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim.

Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë që kanë qenë nën hetim gjatë vitit 2025, më shumë se 50% e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërsa 10 persona janë dënuar me vendime të formës së prerë.

Sa i përket masave të sigurisë, raporti thekson se politika penale e ndjekur nga SPAK është në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke bërë të ditur

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related