Seanca e fundit plenare e Kuvendit po zhvillohet këtë të hënë nën masa të shtuara sigurie, ndërsa para godinës së Parlamentit është paralajmëruar një protestë qytetare.
Sipas organizatorëve, tubimi shënon ditën e 58-të të protestave të zhvilluara në Tiranë. Ata kanë njoftuar se pjesëmarrësit do të mblidhen pranë Parlamentit për të shprehur kërkesat e tyre.
Në zonën përreth Kuvendit janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, të cilat kanë vendosur perimetër sigurie me qëllim garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e seancës plenare.
Deri në publikimin e këtij materiali, protesta po zhvillohet nën monitorimin e autoriteteve dhe nuk ka raportime zyrtare për incidente.
