♈ Dashi
Mos mbani inate me partnerin nëse lind ndonjë debat, sepse fjalët e tij vijnë për të mirën tuaj. Tregohuni më të hapur dhe tolerantë. Beqarët do jenë indiferentë ndaj njohjeve të reja dhe mund të humbasin mundësi të mira. Financat kërkojnë kujdes maksimal; shmangni shpenzimet e panevojshme.
♉ Demi
Merkuri favorizon sot jetën sentimentale. Komunikimi me partnerin do jetë i fortë dhe gjithçka do ecë sipas pritshmërive. Beqarët të mos nxitojnë në njohje të reja. Financat do mbeten të ekuilibruara gjatë gjithë ditës.
♊ Binjakët
Venusi mbron marrëdhëniet në çift dhe ju dhuron emocione të forta. Beqarët do jenë aktivë dhe do marrin iniciativa interesante. Në planin financiar, transaksionet janë të favorshme dhe situata mjaft pozitive.
♋ Gaforrja
Dëgjojeni më shumë partnerin për të shmangur keqkuptime. Beqarët do kenë takime pa perspektivë afatgjatë. Financat janë të qëndrueshme dhe ju lejojnë të shpenzoni pa frikë për nevojat bazë.
♌ Luani
Mos toleroni sjellje të papërshtatshme nga partneri. Vendosni kufij të qartë. Beqarët mund të ndryshojnë mendim pas një takimi interesant. Financat do jenë shumë të favorshme.
♍ Virgjëresha
Çiftet do përjetojnë emocione të forta dhe surpriza romantike. Beqarët kanë gjasa të takojnë një person me ndikim që mund t’u ndryshojë jetën. Financat ecin sipas planeve.
♎ Peshorja
Sinqeriteti me partnerin do forcojë marrëdhënien. Beqarët do kenë shumë njohje të reja, por duhet të tregohen të kujdesshëm para vendimeve. Financat do menaxhohen me maturi.
♏ Akrepi
Mos e lini pas dore partnerin, edhe nëse jeni të ngarkuar. Beqarët mund të ndiejnë simpati për një mik të vjetër. Financat janë të stabilizuara, por kërkojnë ende kujdes.
♐ Shigjetari
Ditë e qetë dhe harmonike për çiftet. Beqarët mund të përjetojnë dashuri me shikim të parë. Financat kërkojnë përmbajtje, shmangni shpenzimet e mëdha.
♑ Bricjapi
Marrëdhënia në çift është e mirë, por mos lini pas dore familjen dhe miqtë. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim. Financat janë të qëndrueshme, por kërkojnë menaxhim të kujdesshëm.
♒ Ujori
Pasioni në çift do rizgjohet. Beqarët kanë shumë mundësi për të gjetur shpirtin binjak. Financat përmirësohen falë zgjedhjeve të zgjuara.
♓ Peshqit
Reflektoni për të ardhmen e lidhjes suaj dhe merrni vendime të mençura. Beqarët do mbeten ende vetëm, pavarësisht takimeve. Financat janë të mira, por krahasoni çmimet para blerjeve.
