“Më trego që nuk je i vdekur”/ Rama del nga binarët, e paguajnë kryebashkiaku i Fierit dhe i Vlorës

Data

Zhvillimet e fundit globale, largimi i ëngjëjve mbrojtës nga pushteti në SHBA si dhe arrestimi i fundit i Erion Veliajt duket se e kanë nxjerrë Ramën nga binarët. Ata që janë në qeveri dhe në PS, rrëfejnë nën zë për një njeri që të gjithë tensionin e vet e shkakron mbi vartësit, po njësoj siç e shkarkoi mbi tryezën e tij të punës gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook.

“Ai ka vetëm një makth që të gjithë sa po i ndodh ta shpaguajë përmes një rezultati të thellë të PS në zgjedhje, për të qenë super i sigurtë që do ta ruajë më çdo çmim pushtetin”, tha një burim nga Lapsi.al. Ai tregoi se kur drejtuesit e qarveve kanë mbledhje në zonat e tyre me drejtorët dhe prijësit lokalë të rilindjes Rama ka filluar të gjejë kohën tu flasi vetë atyre, tu japë porosi dhe ti mobilizojë. “Ajo që e tha në mbledhje të grupit, ta bëjmë tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart” është refreni i këtyre bisedave” vijoi burimi.

Skena të ngjashme janë përsëritur edhe mëngjesin e kësajt të hënë kur kryeministri kishte thirrur një mbledhje me kryebashkiakët dhe krerët e qarqeve. “Mos më rrini në Shqipëri, mbyllni për dy javë bashkitë dhe shkoni jashtë rekrutoni emigrantë për vota” i ka porositur Rama kryebashkiakët. Në tehun e mërisë së tij kanë rënë veçanërisht dy prej drejtuesve të bashkive të mëdha, ai i Fierit dhe ai i Vlorës. “Boll u vërdallisë nëpër lungomare, shko në Itali bëj vota” i është drejtuar Rama Ermal Dredhës së Vlorës, të cilit i ka dalë nami në PS se është djalë i mirë por pak si shumë përtac. Më i ashpër udhëheqësi ka qenë me Armando Subashin: “Ma trego me numër votash se nuk je i vdekur dhe i pakallur” i është drejtuar atij.

Në shërbim të makthit të Ramës se mos në 11 maji i ndodh ndonjë e papritur duket se është urdhëruar të vihet e gjithë akritektura e shtetit. Edhe porosia për parlamentin është që të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që ti lërë kohë deputetëve të bëjnë vota në terren dhe në emigracion. Porosia e shoku Edi për Niko Peleshin dhe Taulant Ballën ka qenë: “Votoni ligjet sot dhe mbylleni parlamentin shpejt” sipas mendësisë së vjetër të kryeministrit se kuvendi është një arenë ku shpenzohet kohë kot me llafte dhe pa punë.

“Rama është një kafshë elektorale dhe ai transformohet gjithnjë në fushata. Ai punon me dyfishin e intensitetit të zakonshëm dhe është i katshëm edhe të shndërrohet në gaztor, boll që të fitoijë vota. Por këtë herë, përveç mobilizimit, duket sikur e ka humbur qetësinë. Më duket sikur ka diçka përjet sfidës së mandatit të katërt që do të qe një rekord absolut”, tha burimi ynë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related