Mot i kthjellët dhe temperatura deri në -3°C këtë të shtunë

Data

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore, veçanërisht në juglindje.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/sek, ndërsa në zonat bregdetare dhe lugina do të arrijë herë pas here deri në 14 m/sek.

🌡 Temperaturat do të shënojnë vlera minimale deri në -3 gradë Celsius, kryesisht në zonat malore, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale.

🌊 Deti do të paraqitet relativisht i qetë, me valëzim të forcës 1–3 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related